KreuCelebrity

“Nuk do ta fal kurrë”, İbrahim Tatlıses flet nga spitali dhe mohon djalin e tij

“Nuk do ta fal kurrë”, İbrahim Tatlıses flet nga spitali dhe
Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, i cili ndodhet prej disa ditësh në kujdes intensiv, ka reaguar publikisht nga spitali përmes një mesazhi të transmetuar në emisionin televiziv “Gel Konuşalım” në TV8.

Edhe pse në një gjendje të brishtë shëndetësore, këngëtari ka treguar se konfliktet e vjetra familjare mbeten të pazgjidhura, sidomos me djalin e tij të madh, Ahmet Tatlıses.

Sipas mediave turke, artisti u shtrua me urgjencë pasi pësoi një përkeqësim të papritur në shtëpi dhe u dërgua menjëherë në reanimacion, ku po trajtohet për një infeksion. Edhe pse disa nga fëmijët e tij, përfshirë Ahmetin dhe vajzën Dilan, kanë shkuar për ta vizituar, reagimi i Tatlıses ka qenë i ashpër dhe i prerë.

Në mesazhin e tij, ai u shpreh: “Dilan dhe Ahmet le t’u drejtohen Melek Zübeyde-s dhe Tuğçe-s. Përndryshe nuk do t’i lejoja të hynin në dhomë. Ahmetin nuk e dua, nuk do ta dua dhe nuk do ta fal kurrë. Nuk ia bëj hallall.”

Pavarësisht tensioneve familjare, raportimet e fundit tregojnë se gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet gradualisht. Megjithatë, kjo situatë ka nxjerrë sërish në pah përçarjet e thella brenda familjes së tij, të cilat duket se mbeten larg zgjidhjes, edhe në momente kaq të vështira.