KreuCelebrity

Tezja e Brikenës flet pas dasmës në Big Brother, zbulon dhe mendimin e dajës

Tezja e Brikenës flet pas dasmës në Big Brother, zbulon dhe

Tezja e Brikenës, Drita, ka ndarë emocionet e saj pas dasmës së mbesës që u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ajo e përshkroi ceremoninë si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm për gjithë familjen, duke theksuar se përjetimi i një dasme në ato kushte ishte diçka e paimagjinueshme.

“Dasma ishte mrekulli. Të kërceja në dasmën e saj ishte e paimagjinueshme. Ishte një moment emocional për ne si familje. Ju kanë përshendetur dajat dhe tezet e të gjithë. Krejt do të pimë kafe me Mateon kur të dalin”-u shpreh tezja e Brikenës.

Drita tregoi gjithashtu se e gjithë familja e Brikenës, përfshirë dajat dhe tezet, kanë dërguar përshëndetjet e tyre dhe mezi presin të takohen me çiftin pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother. Ajo shtoi se kanë planifikuar të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë jashtë shtëpisë së famshme.

Sa i përket marrëdhënies së Brikenës dhe Mateos, tezja u shpreh e bindur se ndjenjat mes tyre janë të sinqerta. Ajo uroi që çifti të ketë një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku, duke lënë të hapur edhe mundësinë për një tjetër festë në të ardhmen.

"Dasmë tjetër? “Kismet. Ndjenjat e të dyve janë të sinqerta. I uroj Brikenës dhe Mateos, jetë të gjatë të dy dhe të lumtur deri në vdekje”