Spektakli “Ferma Vip 3” vijon të sjellë surpriza për publikun, teksa dy hyrje të reja kanë tërhequr vëmendjen me stilin dhe historitë e tyre të veçanta.
Klod Dedja është fermeri më i ri që i bashkohet garës, duke realizuar një nga hyrjet më të pazakonta deri më tani. Ai u shfaq i hipur mbi një gomar mbrapsht, një veprim që e shoqëroi edhe me një mesazh filozofik. “Është një ironi e madhe që do e çoj edhe në fermë. Duke ecur mbrapsht, do ecësh shumë përpara”, u shpreh Dedja. Hyrja e tij u prit nga Iliri, i cili doli në oborr për ta shoqëruar dhe vlerësoi kreativitetin e këtij momenti.
View this post on Instagram
Ndërkohë, një tjetër emër i njohur i është bashkuar spektaklit. Ermiona Lekbello ka ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e “Ferma Vip 3”, pas një mungese prej disa vitesh. Në një bashkëbisedim në studio, ajo tregoi arsyet që e shtynë të pranonte ftesën.
“Kisha dëshirë dhe doja që shqiptarët të më shikonin atë Jonën që për një arsye apo një tjetër e kanë pëlqyer dhe gjykuar. Erdha për ata që më duan dhe për ata që do i bëj të më duan. Kafshët japin dashuri pa kushte. Unë kam një mace dhe ndiej një lidhje të veçantë me to. Është më mirë me kafshët sesa me njerëzit. Kafshët nuk të lëndojnë. Unë do jem vetvetja dhe nuk jam njeri i debateve”, u shpreh ajo.
Me këto hyrje të reja, pritet që dinamika në fermë të ndryshojë ndjeshëm, duke sjellë situata të papritura dhe ndërveprime interesante mes konkurrentëve.
