KreuCelebrity

Eliminim i dyfishtë nga Ferma Vip, kush janë dy fermerët që u larguan nga gara

Eliminim i dyfishtë nga Ferma Vip, kush janë dy fermerët që

Dy konkurrentë të tjerë i japin fund rrugëtimit në “Ferma Vip”. Teni dhe Dj Fairfax janë eliminuar nga gara pas një televotimi kokë më kokë, ku përballë tyre ishin me Blerina Bajko dhe Anada Nikollari.

Nominimi i tyre erdhi si pasojë e humbjes së sfidës që u zhvillua me më pak të televotuarit, e cila u fitua nga Dona dhe Khuba, duke i vendosur gjashtë fermerët më pak të preferuar përballë një prove vendimtare. Përmes një shorti, ata u ndanë në tre çifte, duke u përballur më pas në një sfidë që kërkonte balancë dhe përqendrim maksimal.

Pas këtij procesi dhe vendimit të publikut, Teni dhe Dj Fairfax rezultuan më pak të votuarit, duke u detyruar të lënë përfundimisht fermën. Gara tashmë vazhdon me banorët e mbetur, ndërsa priten dinamika të reja dhe përballje edhe më të forta në ditët në vijim.