Ish-konkurrentja e edicionit të pestë të reality show-t Big Brother VIP Albania, Ina Aderi, ka folur hapur në një intervistë ekskluzive për revistën Bordo mbi marrëdhënien e saj të krijuar brenda shtëpisë dhe vazhdimësinë e saj jashtë kamerave. Një pyetje që e ka shoqëruar që nga dita 1 e daljes jashtë.
E pyetur nëse lidhja që u krijua brenda formatit ishte e vërtetë apo pjesë e lojës, Ina u shpreh se gjithçka ka qenë “100% reale”, duke theksuar se ndjenjat nuk mund të përdoren për strategji.
“Sigurisht që ishte 100% reale. Unë e kam thënë, nëse është një gjë në jetë që unë nuk do bëj kurrë kompromis dhe nuk do e përdorja kurrë për lojë, janë ndjenjat… në fund të ditës edhe nëse eksperienca është tre muaj, lidhja vazhdon edhe jashtë. Këto janë prova që ajo që kemi pasur aty brenda ka qenë reale dhe jo për show,” u shpreh ajo.
Duke folur për mënyrën se si u zhvillua marrëdhënia gjatë izolimit, Ina tregoi se gjithçka nisi nga një miqësi e fortë, e cila më pas u kthye në ndjenjë dashurie.
“Gjithë izolimi dhe stresi që po përjetoja aty brenda m’u shndërrua në një ndjenjë për Kejisin. Nga dy miq shumë të mirë u bëmë dy njerëz të dashur,” tha ajo.
Sa i përket jetës pas daljes nga shtëpia, ish-banorja theksoi se lidhja e tyre jo vetëm që ka vazhduar, por është bërë edhe më e fortë me kalimin e kohës, edhe pse nuk mungojnë debatet dhe përplasjet.
“Sot jemi edhe më të fortë sepse po njihemi më shumë jashtë. Kemi zënkat tona sepse jemi të dy pak kokëfortë, por jemi ende bashkë,” shtoi ajo.
Intervista e saj në Bordo ka rikthyer vëmendjen te historia e dashurisë që u krijua gjatë sezonit të Big Brother VIP Albania, duke treguar se për çiftin, lidhja vazhdon përtej lojës televizive.
Intervista e plotë më poshtë:
