KreuCelebrity

“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya teksa flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim!

“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya teksa

E ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin Goca dhe Gra ishte këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, e cila ndau me publikun momente të vështira nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë intervistës, Maya u ndal veçanërisht te periudha e ndarjes nga bashkëshorti, duke treguar se ka kaluar një fazë të rëndë emocionale, të cilën e ka përballuar kryesisht në heshtje.

“Disa nga këngët e mia ia kam kushtuar jetës sime. Për një periudhë kam pasur goxha momente të trishtuara, kam qenë e zhgënjyer dhe e lodhur. Kam një djalë të vogël, të gjitha momentet e trishta i mbajta për vete. Djali nuk i pa kurrë lotët e mi”, u shpreh ajo, duke shtuar se muzika ka qenë një formë shërimi për të.

Ajo tregoi gjithashtu se sot e ndjen veten më të fortë emocionalisht: “Zemra është muskul, duhet kuruar… Tani zemra ime është në pranverë”.

E pyetur për statusin e marrëdhënies me bashkëshortin, Maya konfirmoi se janë të ndarë, por ende jo zyrtarisht të divorcuar përmes gjykatës.

“Nuk jemi bashkë, zyrtarisht akoma të pandarë me gjyq. Ai është baba i djalit tim. Është dikushi në jetën time”, tha këngëtarja.

Sa i përket marrëdhënies aktuale me ish-partnerin dhe mundësisë së ribashkimit, Maya u shpreh se situata mes tyre është e ndërlikuar, por theksoi rëndësinë e tij si baba.

Në fund, ajo foli edhe për rolin e saj si nënë, duke treguar se shpesh është detyruar të marrë mbi vete dy role njëkohësisht: “E hedh vallen si të dua, herë si burrë e herë si grua”.