Një zgjedhje brenda Fermës ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Gresa, Malbora, Fabjola, Moza dhe Sara janë vendosur në një televotim që do të zgjasë deri ditën e hënë.
Këtë herë, përzgjedhja e fermereve që janë në rrezik nuk është bërë rastësisht, por është vendosur nga Romiri, i cili ka përcaktuar emrat e vajzave që do të përballen me votën e publikut.
Sipas formatit të televotimit, publiku do të shpëtojë vetëm një nga pesë vajzat, ndërsa katër të tjerat do të duhet të kalojnë në një sfidë të fortë me katër fermerë të tjerë.
Vendimi i bërë nga Romiri u është komunikuar pjesës tjetër të fermerëve, duke sjellë diskutime dhe reagime të ndryshme në fermë. Megjithatë, vajzat kanë reaguar me qetësi dhe sportivitet ndaj situatës.
“Unë nuk e kam problem, se jemi në një garë”, tha Fabjola, duke pranuar sfidën.
Ndërsa Sara u shpreh se respekton mendimin e gjithsecilit, duke theksuar: “Respektoj mendimin e çdokujt”.
Tashmë gjithçka mbetet në dorën e publikut, i cili do të vendosë se cila prej fermereve do të vazhdojë garën pa rrezik.
