
Top Seven Luxury Cars solli një eksperiencë krejt ndryshe për publikun, duke e kthyer sallonin e makinave luksoze në një hapësirë unike mirëqenieje dhe elegance. Në bashkëpunim me Massage Championship Albania, u organizua një “Stretching Class” ekskluziv, që bashkoi stilin e jetesës luksoze me kujdesin për trupin dhe mendjen.

Mes supermakinave të ekspozuara dhe një atmosfere të kuruar në detaje, pjesëmarrësit patën mundësinë të përjetonin një seancë profesionale stretching, të udhëhequr nga kampioni botëror Andrea Molin. Nën dritat e ambientit modern dhe mes estetikës së makinave elitare, aktiviteti mori një dimension krejt të ri, duke krijuar një harmoni perfekte mes luksit dhe shëndetit.

Eventi u shoqërua me interes të lartë, ku të ftuarit jo vetëm që eksploruan nga afër modelet më të fundit të makinave premium, por gjithashtu u bënë pjesë e një eksperience relaksuese.

Ky organizim dëshmon edhe një herë se Top Seven nuk është thjesht një showroom makinash, por një destinacion që sjell risi dhe eksperienca unike për klientët dhe të apasionuarit pas luksit.






