KreuCelebrity

Mozzik denoncon sulmin në Zvicër: I digjen makinat, dyshon për një bandë nga Franca

Mozzik denoncon sulmin në Zvicër: I digjen makinat, dyshon për
Reperi i njohur Mozzik ka bërë publik një incident të rëndë që ka prekur drejtpërdrejt biznesin e tij në Zvicër, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se garazhi i tij i automjeteve në Zyrih është sulmuar qëllimisht.

Sipas artistit, disa persona të dyshuar si pjesë e një bande nga Franca kanë kryer aktin, duke djegur disa automjete me benzinë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në mesazhin e tij në Instagram, Mozzik thekson:

“Ditët e fundit, garazhi ynë në Zvicër është sulmuar rëndë nga persona që dyshohet se i përkasin një bande nga Franca. Si pasojë, disa vetura janë djegur dhe dëmet janë të konsiderueshme.”

Ai ka shfrytëzuar rastin për të paralajmëruar edhe komunitetin shqiptar që operon në biznese të ngjashme në Zvicër:

“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë garazhe apo aktivitete të ngjashme, të tregohen të kujdesshëm dhe të forcojnë masat e sigurisë.”

Në përfundim, Mozzik ka falënderuar për mbështetjen e marrë dhe ka shprehur besim tek autoritetet zvicerane:

“Ju falënderoj për solidaritetin. Kam besim të plotë në drejtësinë zvicerane dhe jam i bindur që përgjegjësit do të përballen me ligjin.”

Mozzik denoncon sulmin në Zvicër: I digjen makinat, dyshon për