Që në fillim të spektaklit, dy këngëtaret u shfaqën në një marrëdhënie të ftohtë ku dhe pse në një shtëpi ato nuk kishin komunikim së bashkë duke e shmangur njëra-tjerën, situata u bë dhe më e tensionuar pas një ndërhyrjeje gjatë “prime”-it, të Sonit për një debat mes Jonidës dhe Malborës duke shtuar dyshimet për një konflikt të mundshëm mes tyre i cili është përfolur së është i akumular nga jashtë. Kjo ka nxitur edhe më shumë diskutime dhe aludime nga publiku.
Megjithatë, Soni Malaj ka reaguar duke i mohuar kategorikisht këto zëra. Gjatë një bisede me banorët në ambientet e fermës, ajo u shpreh se gjithçka është e stisur dhe nuk ka asnjë përplasje reale mes saj dhe Jonida Maliqit.
“Kureshtja në këtë moment është te unë dhe Jonida. Këtë gjë e kanë stisur për konflikt. Kemi qenë në një festival dhe nuk ka pasur asgjë. Ka pasur zero konflikt nga jashtë. Është diçka e stisur kot”, u shpreh këngëtarja.
Deklarata e saj synon të shuajë zërat për një përplasje të mundshme, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre nuk ka pasur asnjë problem jashtë formatit.
