Finalistët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP” janë tashmë të përcaktuar: Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti. Megjithatë, ajo që pritej të ishte një javë e qetë dhe festive mes katër banorëve, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta.
Situata u tensionua kur Rogerti vendosi të përballej me banorët e tjerë, duke shkaktuar përplasje të drejtpërdrejta. Më i zhgënjyer nga kjo sjellje duket se është Miri, i cili nuk i kurseu kritikat dhe reagimet ndaj tij.
Në një bisedë me Mateon, Miri shprehu hapur mendimin e tij se do të kishte qenë më mirë që në finale të ishte Brikena. Sipas tij, prania e saj do të sillte më shumë qetësi dhe pozitivitet në shtëpi.
Nga ana tjetër, Mateo theksoi se nëse Brikena do të ishte ende në lojë, java e fundit do të ishte shumë më e bukur për të katërt finalistët, duke e përshkruar si një periudhë me më shumë sfida, energji pozitive dhe momente të këndshme.
Debati mes tyre tregoi qartë ndasitë në mendime dhe marrëdhëniet e tensionuara mes finalistëve, duke lënë të kuptohet se ditët e fundit të këtij edicioni nuk do të jenë aspak të qeta.
Mateo: Të kishte ndejtur Brikena këtu, do të ishte java më e bukur për të katërt.
Miri: Ti mendon se nuk e shpresoja ashtu.
Mateo: Javë më të bukur nuk do të kishte. Po pse e the me zë të lartë në Prime, me shoqërinë që kam me Rogertin, dua atë në finale.
Miri: Shoqëri për shoqëri do t’i shkoja unë asaj gjësë.
Mateo: Ja shoqëria, ta kemi thënë të gjithë.
Miri: Iku në punë të vet.
Mateo: Ta kemi thënë të gjithë.
Miri: Nuk ka rëndësi çfarë ke thënë, shkoi në punë të vet, kaq.
Mateo: Do ishim kënaqur, me sfida, me gjëra, me pozitivitet, me të qeshura.
Miri: Ja pra, janë njerëzit që e duan.
