Aktori i njohur turk Barış Arduç ka arritur një sukses të rëndësishëm, këtë herë jo në fushënn e tij aktrimin, por në arenën ndërkombëtare sportive, duke fituar medaljen e artë në kampionatin Milan International Open 2026, i zhvilluar në Milano, Itali.
Arduç, i cili garoi në kategorinë 85 kg, spikati me performancën e tij mbresëlënëse në tapet, duke mposhtur kundërshtarë të fortë dhe duke u ngjitur në vendin e parë. Paraqitja e tij në këtë aktivitet ndërkombëtar të Jiu-Jitsu tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të komunitetit sportiv.
Ky sukses ka befasuar shumë ndjekës, veçanërisht ata që nuk ishin në dijeni të angazhimit të tij në sportet luftarake. Përveç karrierës së suksesshme në aktrim, Arduç tashmë po dëshmon edhe aftësi të larta sportive.
Lajmin për fitoren e tij, aktori e ndau edhe në rrjetet sociale, ku u përball me një valë urimesh dhe përgëzimesh nga fansat dhe kolegët. Gupse Özay, bashkëshortja e tij dhe nëna e fëmijës së tyre, gjithashtu ka qenë pjesë e reagimeve pozitive ndaj këtij suksesi.
View this post on Instagram
Fitorja në Milano shënon një moment të rëndësishëm në jetën e Barış Arduç, duke e vendosur atë jo vetëm si një emër të njohur në art, por edhe si një sportist të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
