Spektakli i njohur Ferma VIP 3 ka sjellë një tjetër moment të papritur për publikun dhe banorët, teksa dy konkurrentë të rinj i janë bashkuar garës në një mënyrë jo të zakonshme.
Fillimisht, ata u prezantuan si fizioterapistë të ardhur për t’u bërë masazh dy fermereve, Mimozës dhe Ermionës. Situata shkaktoi të qeshura dhe reagime spontane, pasi dy banoret nuk e prisnin një hyrje të tillë marrë shkak se dhe nga ora dhe e morën me sportivitet gjithë skenën.
Megjithatë, surpriza nuk zgjati shumë. Moderatorja Arbana Osmani zbuloi të vërtetën, duke njoftuar se “fizioterapistët” në fakt ishin konkurrentët më të rinj të spektaklit: Ervin Kapaj dhe DJ Bujaka.
Hyrja e tyre pritet të sjellë dinamika të reja në lojë, duke ngjallur kureshtje se si do të ndikojnë në marrëdhëniet dhe strategjitë mes fermerëve ekzistues. Publiku tashmë është në pritje për të parë nëse prania e tyre do të ndryshojë rrjedhën e garës.
