KreuCelebrity

“Të rr*fshin l*esht” Sara Hoxha zbulon mesazhet e Instagramit

Influencuesja shqiptare Sara Hoxha është përballur së fundmi me një valë komentesh dhe mesazhesh negative në rrjetet sociale, të cilat ajo vetë i ka publikuar në “story” në Instagram.

Në fotot e ndara me ndjekësit, shihen disa mesazhe private ku përdorues të ndryshëm e kritikojnë për pamjen fizike dhe i sugjerojnë ndërhyrje estetike, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër e ofenduese. Këto mesazhe kanë shkaktuar reagime të shumta online.

Pas publikimit të tyre, Sara ka reaguar duke sqaruar se nuk i merr seriozisht këto komente dhe se sipas saj bëhet fjalë për profile të rreme që fshihen pas anonimatit për të sulmuar në rrjete sociale.

“Të rr*fshin l*esht” Sara Hoxha zbulon mesazhet e Instagramit

“Të rr*fshin l*esht” Sara Hoxha zbulon mesazhet e Instagramit

Ajo ka lënë të kuptohet se nuk është e ndikuar nga komentet negative dhe i ka trajtuar me ironi situatat e tilla, duke i konsideruar si të pavlera.

Postimi i saj ka hapur diskutim mes ndjekësve, ku shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje dhe kanë dënuar gjuhën fyese në internet, duke e cilësuar si një formë të zakonshme bullizmi ndaj figurave publike në rrjete sociale.