
Këngëtari Khuba ka vendosur të largohet nga “Ferma VIP 3”, duke kërkuar zyrtarisht nga “Agai” të ndërpresë pjesëmarrjen në reality show.
“Më mungon privatësia dhe qetësia. Kjo ishte një sfidë për veten. Jam i lumtur që do të iki në shtëpi”, është shprehur ai gjatë komunikimit me “Again”.
Më pas, në një bisedë me moderatoren Arbana Osmani, Khuba ka pranuar se eksperienca nuk ka rezultuar ashtu siç e kishte menduar: “E mendova se do ishte më e lehtë”.
Ai ka shprehur gjithashtu respekt dhe mirënjohje për fermerët e tjerë, duke veçuar Malborën, me të cilën kishte krijuar një afrimitet më të madh gjatë qëndrimit në fermë.
