
Mes dy fermerëve, Indrit dhe Vanesës, duket se po lindin “shkëndijat” e para.
Vanesa, e cila ka deklaruar se ka një lidhje nga jashtë, nuk e ka mohuar në mënyrë të prerë që ka ndjenja për Indrin.
“Jam munduar të mbaj balancat në fermë e mos lëndoj kënd. Nuk do doja të lëndoja dikë këtu ose jashtë. Çdo gjë e kisha marrë parasysh. Kemi një afrimitet që njerëzit këtu e shohin. Unë e kam një status. Jam e lidhur jashtë”.
E pyetur nga Arbana Osmani nëse ky dualizëm lidhet me momentet e saj të mërzitjes me Indrin, ajo u shpreh: “Pak po”.
Vanesa ka kundërshtuar gjithashtu vendimin e Indrit për të mbajtur distancë, duke theksuar se ai është një person shumë i afërt për të:
“Këtu brenda është shumë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të vyer. Për momentin, ajo çka jemi, jemi miq”.
E pyetur se çfarë do t’i thoshte partnerit të saj nëse do ta shihte, Vanesa tha shkurt: “Më fal”.
Nga ana tjetër, Indri ka shprehur hapur pëlqimin dhe vlerësimin për të, duke thënë:
“Këto dallga kemi pasur unë e Vanesa. Ideja është thjesht që unë kam një farë pëlqimi. Vanesa është një vajzë e bukur dhe plot talent. I ka të tëra, është e kompletuar. Është serioze dhe është fisnike. Unë i kam dalluar që në fillim këto gjëra. Kemi një kimi dhe e dua fort. Jemi munduar ta përjetojmë sa më natyrale, përtej problemeve dhe ngarkesave. Këtu brenda nuk është e thjeshtë”.
