Anada Nikollari është fermerja e radhës që ka lënë garën në spektaklin “Ferma VIP”, pas një televotimi të fortë përballë Malborës dhe Fabjolës. Eliminimi i saj erdhi pas humbjes së sfidës me gjarpërinj, një provë që rezultoi vendimtare për fatin e saj në fermë.
Modelja kishte qëndruar në këtë format për rreth 10 ditë, duke u bërë pjesë e dinamikave dhe sfidave të përditshme të fermerëve. Megjithatë, rrugëtimi i saj u ndërpre mbrëmjen e djeshme, duke humbur kështu mundësinë për të vijuar garën drejt çmimit të madh prej 200 mijë euro.
Largimi i Anadas vjen si rezultat i votave të publikut, i cili vendosi të mbajë në lojë konkurrentët e tjerë.
