KreuCelebrity

Brikena pas eliminimit: “Nuk dola e humbur, fitova dashurinë”

Brikena pas eliminimit: “Nuk dola e humbur, fitova dashurinë”
Pas daljes së saj në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka folur hapur në emisionin “Fan Club” për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend, duke theksuar se nuk e konsideron aspak veten të humbur.

Ajo u shpreh se, ndonëse nuk arriti finalen, ndihet fituese në një aspekt shumë më të rëndësishëm për të. “E vërtetë që fitova dashurinë, e cila do të vazhdojë rrugëtimin e saj edhe jashtë”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se ndjenjat për Mateon do të vijojnë edhe pas përfundimit të formatit.

Brikena shtoi se çdo gjë në jetë ndodh për një arsye dhe se nuk do ta imagjinonte dot eksperiencën e saj në shtëpi pa praninë e Mateos. Sipas saj, raporti mes tyre ka qenë një nga përjetimet më të veçanta të gjithë rrugëtimit në reality show.

Duke folur më tej për ndjenjat e saj, ajo theksoi se nuk do të pendohej për asnjë moment të kaluar me të, duke vlerësuar karakterin dhe sjelljen e Mateos gjatë lojës. “Për djalin dhe vlerat që ka treguar, nuk do të pendohesha kurrë për vendimet që kam marrë brenda shtëpisë”, u shpreh ajo.