Debati mes ish-banoreve të “Big Brother VIP 5”, Brikenës dhe Edisës, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë në studion e “Fan Club”, ku situata ka degraduar në akuza të drejtpërdrejta dhe tone të ashpra.
Të dyja, të cilat kishin pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se nuk kanë lënë pas hatërmbetjet. Diskutimi u përqendrua kryesisht te jeta personale e Brikenës, për të cilën Edisa hodhi sërish dyshime, duke e akuzuar për mungesë sinqeriteti.
Brikena u shpreh se nuk ka dashur kurrë të ekspozojë jetën e saj private dhe mohoi të ketë pasur lidhje të tjera përveç asaj me Mateon, të cilën e cilësoi si një nga eksperiencat e saj të para. Ajo theksoi se çdo komunikim tjetër ka qenë thjesht në kuadër njohjeje dhe jo një marrëdhënie e mirëfilltë.
Nga ana tjetër, Edisa nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke e quajtur Brikenën “mashtruese” dhe duke pretenduar se ka informacione shtesë që mbështesin dyshimet e saj. Ajo shtoi se publiku duhet të shohë një version më autentik të Brikenës, duke e krahasuar me anën e saj më spontane që u bë virale gjatë spektaklit.
Përplasja kulmoi me një reagim të prerë nga Brikena, e cila refuzoi çdo këshillë nga Edisa, duke deklaruar se ajo vetë ka nevojë për këshilla.
Brikena: Unë për jetën time nuk kam dashur të flas. Unë thjesht kam thënë që nuk kam pasur ndonjë lidhje deri më tani. Lidhja me Mateon ka qenë një nga lidhjet e mia të para që kam.
Edisa: Mashtruese!
Brikena: Lidhje të tjera nuk kam pasur. Nëse kam shkëmbyer ndonjë mesazh me dikë, thjesht për ta njohur. Lidhje deri më sot nuk kam pasur. Nuk dua t’i hyj fare asaj teme.
Edisa: Vazhdoj t’i qëndroj të njëjta mendimeve që kisha përpara. Madje-madje tani edhe më janë përforcuar, sepse kam marrë informacione ekstra dhe nëse do Brikena, mund t’ja jap. Por unë jam një vajzë e mirë. Mos e mashtro publikun më shumë sa e ke bërë. Ji vetvetja, sepse njerëzit do të vlerësojnë akoma më shumë. ajo Brikena e atyre batutave dhe memeve, mua më duket më tepër interesante në krahasim me atë Brikenën që ka dashur të hiqet gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother.
Brikena: Nuk marrë këshilla nga një person që ka nevojë për këshilla për veten.
