Pas disa deklaratash kontradiktore dhe një videoje që u bë virale në rrjet, marrëdhënia mes ish-konkurrentëve të Big Brother VIP 5, Keijsit dhe Inës, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut.
Pak kohë më parë, Keijsi u shpreh në Top Albania Radio se lidhja e tij romantike me Inën kishte përfunduar. Megjithatë, një video e publikuar në Instagram nga “Fan Club”-i i programit ka ngritur dyshime të reja, ku dyshja shfaqet mjaft e afërt me njëri-tjetrin. Në pamje, Keijsi shihet duke i bërë foto Inës, ndërsa më pas ajo i afrohet, duke lënë të hapur pyetjen nëse raporti i tyre është rikthyer.
Çifti u njoh fillimisht në “Përputhen”, ku vetë ata kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte thjesht shoqërore, në një kohë kur Keijsi ishte i lidhur me Stelinën, gjithashtu ish-konkurrente e programit. Më vonë, gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, mes Keijsit dhe Inës u krijua një afrimitet që përfshiu edhe momente romantike mes tyre.
Ndërkohë, në një intervistë të fundit për revistën “Bordo”, Ina ka konfirmuar marrëdhënien e saj, duke folur më hapur për raportin me Kejsin, çka ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut mbi statusin aktual të çiftit.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, as Keijsi dhe as Ina nuk kanë dhënë një deklaratë të qartë dhe përfundimtare mbi situatën e tyre aktuale, duke e lënë gjithçka ende të paqartë për ndjekësit.
