KreuCelebrity

“Shtëpia ime u përfshi nga flakët”, ish-konkurrentja e “Ferma VIP” reagon pas zjarrit në Tiranë

“Shtëpia ime u përfshi nga flakët”, ish-konkurrentja
Një ish-konkurrente e “Ferma VIP” ka reaguar publikisht pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat shumëkatësh në Tiranë, ku ajo kishte jetuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo siguroi ndjekësit se është në gjendje të mirë së bashku me familjen e saj, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e marrë.

Ajo theksoi se, për shkak të situatës së krijuar dhe dëmeve të shkaktuara në banesë, do ta ketë të pamundur të jetë aktive në rrjetet sociale për disa ditë, përveç përmbajtjeve të planifikuara më herët.

Në një tjetër reagim, ajo vlerësoi maksimalisht punën e zjarrfikësve dhe efektivëve të policisë, duke nënvizuar vështirësitë dhe rrezikun me të cilin u përballën gjatë ndërhyrjes. Sipas saj, disa prej tyre pësuan asfiksim dhe përfunduan në urgjencë, ndërsa kushtet në terren ishin tepër të vështira për shkak të temperaturave të larta dhe tymit të dendur.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë më shumë vlerësim për punën e tyre, duke theksuar se këta punonjës rrezikojnë jetën çdo ditë në shërbim të të tjerëve.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se flakët kanë shpërthyer fillimisht në një ambient biznesi në katet e para dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në fasadën e ndërtesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.