
Marrëdhënia mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit, si dhe deklaratat e tyre gjatë javës në “Ferma VIP”, kanë qenë në qendër të diskutimeve të mbrëmjes. Gjuha metaforike e përdorur nga Moza është interpretuar në mënyra të ndryshme nga publiku.
E pyetur për ndjesitë e saj për situatën, Moza është shprehur se e përjeton gjithçka në mënyrë të thellë dhe emocionale, duke e parë edhe “dhimbjen” si pjesë të natyrshme të përvojave të saj.
“E përjetoj si një lloj ndjesie të ëmbël të fortë. Jam mësuar me intensitetin, edhe me vështirësitë. Nuk më pëlqen ideja e ‘djegies’ së tjetrit. Mendoj se raporti ynë po zbutet dhe mund të kthehet edhe në një bashkëpunim. Ndonjëherë duket sikur jam ‘pa kujtesë’, sepse jetoj gjithmonë në moment. Më pëlqen një jetë e gjallë, dinamike, edhe përplasjet janë pjesë e saj”, u shpreh ajo.
E pyetur për vendosjen e kufijve në raport me Ilirin, Moza shtoi se e mban jetën private të ndarë nga ajo publike dhe se mënyra e saj e të shprehurit është më shumë artistike dhe metaforike.
Nga ana tjetër, Ilir Shaqiri ka komentuar se e vlerëson komunikimin dhe energjinë e Mozës, por disa prej shprehjeve të saj i konsideron të ekzagjeruara.
“Unë jam për të njohur njerëzit dhe Moza është një prej tyre. Disa nga fjalët që përdor, si ‘torturë’, më duken të forta, por nuk e marrin kuptimin literal. Në përgjithësi e respektoj mënyrën e saj të të shprehurit, përveç disa nuancave që do preferoja të ishin ndryshe”, tha ai.
