
Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit disa pamje “behind the scenes” nga festivali Coachella, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është prania e Lewis Hamilton në disa prej tyre.
Në postimin e saj në Instagram më 16 prill, 45-vjeçarja shfaqet me një look të guximshëm: një bodysuit i zi i hapur i kombinuar me pantallona lëkure dhe aksesorë me zinxhirë argjendi. Në disa foto, ajo mban edhe një shall Harley Davidson mbi fytyrë për t’u mbrojtur nga era karakteristike e shkretëtirës.
Detaji që ka ndezur menjëherë rrjetin është një foto ku dallohet dora e Hamilton, me tatuazhet e tij të njohura, e vendosur rreth belit të Kardashian, ndërsa ajo qëndron në prehërin e tij në një golf cart. Ky moment ka rritur ndjeshëm aludimet për një raport më shumë se miqësor mes tyre.
Në pjesë të tjera të albumit, Kim shihet duke kaluar kohë me miqtë, duke shijuar darka dhe pije përpara performancës së Justin Bieber në festival. Postimi është shoqëruar me përshkrimin: “Coachella Hallelujah”.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja shfaqen së bashku. Më parë, Hamilton kishte publikuar një video nga një udhëtim në Tokio, ku Kim dukej në makinë me të, duke nxitur edhe atëherë spekulime.
Burime pranë tyre bëjnë të ditur se ata kanë kaluar kohë së bashku edhe në ambiente familjare, ndërsa Hamilton përshkruhet si një person i qetë dhe me energji pozitive, që është pritur mirë nga rrethi i ngushtë i Kardashian.
