KreuCelebrity

Indri bën një hap pas në raport me Vanesën: Kam pasiguri për shkak të djalit tim

Indri bën një hap pas në raport me Vanesën: Kam pasiguri

Pas deklaratës së fortë të Vanesa Sonos, e cila vendosi t’i japë fund lidhjes jashtë “Ferma VIP” për t’u përqendruar tek ndjenjat që ka krijuar brenda fermës, duket se marrëdhënia me Indrin nuk po ecën në të njëjtin ritëm nga të dyja palët.

Ndërsa Vanesa bëri një hap të guximshëm duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në jetën e saj personale, Indri është shfaqur më i rezervuar dhe i dyzuar për të ardhmen e kësaj lidhjeje.

Gjatë spektaklit të fundit, ai ka folur hapur për arsyet që e bëjnë të jetë më i tërhequr, duke theksuar se përgjegjësia ndaj djalit të tij të mitur ndikon drejtpërdrejt në vendimet që merr.

“Nuk dua që djali im të më shohë me një person tjetër.Vanesa ka dëshmuar një guxim, ndërsa unë një pasiguri të fortë. Unë me Vanesën kam folur qartë. Ne jemi në një ide, ta jetojmë këtë gjë pa u ngutur dhe pa premtime. Kemi ndjesi për njëri-tjetrin,” u shpreh Indri.

Kjo deklaratë tregon se, ndonëse mes tyre ekziston një tërheqje dhe ndjenja reciproke, Indri preferon ta marrë situatën me kujdes dhe pa e çuar marrëdhënien në hapa të nxituar.

Dinamika mes dyshes pritet të mbetet në vëmendje, pasi publiku është tashmë i ndarë mes mbështetjes për guximin e Vanesës dhe mirëkuptimit për hezitimin e Indrit.