KreuCelebrity

Pas shumë vitesh rikthehet Noçja e “Big Brother 1”, Najada Konomi: Më pyesnin për Olsin, doja…

Pas shumë vitesh rikthehet Noçja e “Big Brother 1”,

Najada Konomi është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh larg mediave, përmes një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”. Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother Albania ka ndarë kujtime nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme dhe periudhën që pasoi daljen prej saj.

Gjatë bisedës, ajo u ndal edhe te marrëdhënia e saj e dikurshme me Olsi Mingomataj, një histori që në atë kohë tërhoqi shumë vëmendje dhe u komentua gjerësisht nga publiku.

Najada tregoi se fama e menjëhershme pas spektaklit ishte e pazakontë dhe shpeshherë e vështirë për t’u menaxhuar, sidomos për shkak të interesit të madh të njerëzve për jetën e saj personale.

“Ka qenë ndryshe në Big Brother-in e parë, ne ishin shumë naivë. Ishim shumë të papërgatitur, por atë bujën e madhe që bëri, të gjithë njerëzit na ndalonin. Nëse do të më shihnin vetëm do të pyesnin për personin tjetër, se ku është. Mua më pyesnin për Olsin, ndërsa Olsin e pyesnin ku e ke Noçen. Unë jam shumë tip që më pëlqen të tërheq vëmendjen. Muajt e parë ishte ashtu, më pas doja privatësinë time“, tha ajo.

Sipas saj, me kalimin e kohës, dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes u zëvendësua nga nevoja për më shumë qetësi dhe jetë private, larg syrit të publikut.