KreuCelebrity

Vanesa ndahet nga i dashuri live në emision: I kam vënë kapak me personin jashtë, ndjej për Indrin

Vanesa ndahet nga i dashuri live në emision: I kam vënë kapak me

Ngjarjet dhe dinamikat e fundit brenda reality show-t “Ferma VIP” duket se kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën personale të këngëtares Vanesa Sono. Ajo ka bërë një deklaratë të fortë, duke njoftuar se i ka dhënë fund lidhjes që kishte jashtë fermës.

E emocionuar dhe e sinqertë, Vanesa pranoi se ka zhvilluar ndjenja për Indrin, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur natyrshëm dhe jashtë planeve të saj fillestare.

“Ndihem në faj, por do e ndjeja veten më shumë në faj nëse do ndjeja atë që ndjej për Indrin dhe të mbaja pezull atë jashtë,” u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi se, pavarësisht se nuk e di si do të zhvillohen gjërat jashtë, ajo ka vendosur ta mbyllë përfundimisht lidhjen që kishte lënë jashtë fermës.

“Nuk e di si do vazhdojë jashtë, por gjësë që kam lënë jashtë i vendos kapak dhe ka marrë fund. Edhe nëse me Indrin nuk vazhdoj, me atë jashtë e kam mbyllur për këtë që ndjej,” shtoi Vanesa.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka shkruar një letër për personin në fjalë dhe për familjen e saj, duke treguar se familjarët e njohin mirë dhe e kuptojnë natyrën e saj.

Vanesa bëri të ditur se ka refuzuar edhe mundësinë për një bisedë telefonike me personin jashtë, duke e konsideruar këtë kapitull të mbyllur.

"Nuk e kisha në planet e mia. Personi është i huaj. Kam bërë një letër për personin dhe familjen time. Familjarët e mi më njohin mua. Agai më ka thënë nëse e dua një bisedë telefonike dhe i kam thënë jo. Gjëja ime jashtë ka marrë një fund”,

Deklarata e saj pritet të ndikojë jo vetëm në marrëdhënien me Indrin brenda fermës, por edhe në perceptimin e publikut për rrugëtimin e saj në këtë format.