Opinionistët e edicionit të pestë të spektaklit Big Brother VIP Albania kanë ndarë përjetimet e tyre pas këtij sezoni në një intervistë për Goca dhe Gra, duke zbuluar detaje nga eksperienca dhe analiza e tyre për lojtarët.
Monika Kryemadhi u shpreh se gjatë gjithë rrugëtimit si opinioniste është ndjerë e lirë dhe e pakushtëzuar në mendimet e saj, duke theksuar rëndësinë e hapësirës që i është dhënë për të shprehur çdo reagim:
“Liri, kam thënë atë që kam menduar. Kam qenë e lirë për të thënë atë që kam dashur dhe kam thënë atë që kam ndjerë. Jam ndjerë shumë komode, sepse komoditeti që më ka dhënë Arbri me Ledionin, pra edhe për të folur gabim, ata më kanë lënë të them atë që kam menduar”.
Nga ana tjetër, Arbër Hajdari vlerësoi bashkëpunimin me Kryemadhin dhe ndau këndvështrimin e tij për finalistët e këtij sezoni, duke analizuar stilin e lojës së secilit:
“Rrugëtimi me Monikën ka qenë i bukur. Monikës do t’i thoja flit pak e sak. Ka pasur shumë histori frymëzuese këtë vit, secili ka qenë më emocionues se tjetri. Mateo, i vendosur ndaj asaj gjëje që do, me ose pa risk. Miri që nga dita e parë ka luajtur që në fillim për të fituar dhe nuk i ka interesuar kostoja që mund të marri.
Rogerti i pamëshirshëm për të fituar, përça e sundo, mbetet lojtar që ka bërë lojë të pisët, por që e njeh lojën e Big Brother dhe strateg. Selin, lojtarja më e goditur brenda shtëpisë, që ka përballuar burrat apo lojtarët më të fortë të shtëpisë dhe ka arritur t’i menaxhojë. Rogeri ka luajtur me të gjithë”.
