KreuCelebrity

Surprizë prekëse për Mateon në finale, takohet me të atin: “Dasmën e madhe do ta bëjmë te porta e kalasë”

Surprizë prekëse për Mateon në finale, takohet me të
Finalja e “Big Brother VIP 5” solli një moment të mbushur me emocione për Mateon, i cili për disa çaste la shtëpinë për t’u zhvendosur në studio, ku e priste një surprizë e veçantë.

Ai u përball me të atin në një takim të ngrohtë dhe plot ndjenja, sidomos duke qenë se nuk i kishte treguar më parë për pjesëmarrjen në këtë eksperiencë. Babai i tij e vlerësoi për rrugëtimin në shtëpi, duke e quajtur “luftëtar” dhe duke theksuar durimin e treguar përballë situatave të vështira.

“Ke një shpirt të fortë dhe ke ditur të përballosh gjithçka, edhe ofendimet. Qëndro gjithmonë i fortë, siç të kam mësuar,” u shpreh ai, ndërsa e këshilloi të falënderojë publikun për mbështetjen.

Në fund, mes emocionesh dhe krenarie, babai i Mateos bëri edhe një premtim simbolik për të ardhmen e djalit të tij: “Dasmën e madhe do ta bëjmë te porta e madhe e kalasë.”

Pas këtij momenti të veçantë, Mateo pati mundësinë të takohej edhe me Brikenën, duke e bërë këtë surprizë edhe më të plotë.