Kush nuk e adhuron ose të paktën nuk e admiron Emma Stone-n? E bukur, e talentuar dhe mjaft e suksesshme, ajo u katapultua në kinema në një epokë kur ishte pothuajse e pamundur të arrije një identitet unik. Por Emma duket se ajo ia ka dalë. Herën e parë kur fitoi një Oscar në vitin 2014, u duk sikur ishte fati i fillestares, por dy vite më pas kur u vlerësua me statujën e dytë, duket sikur fati i saj u vulos përfundimisht. Karriera e Stone lulëzoi më tej me filma të njohur dhe seriale televizive, duke gdhendur dalëngadalë figurën e një ikone të re kinematografike.
Aktorja dhe producentja 36-vjeçare ka arritur të flasë për sekretin që e ka frikësuar gjithmonë. Flokët e saj të kuq dhe të shkurtër nxjerrin në pah fytyrën e saj, tipare mjaft feminile që mbulohen shpesh nga një e qeshur e madhe, por në fakt pas saj, fshihet frika nga vdekja dhe disa eksperienca ankthi dhe paniku që e bëjnë po aq njerëzore sa të gjithë. Jeta e saj personale është e lumtur krah Dave McCary, një shkrimtar dhe regjisor i njohur televiziv, me të cilin ka një vajzë, Louise Jean.
Si ishte kontakti juaj i parë me filmin?
Në fakt kontakti im i parë me artin ishte përmes fuqisë së muzikës. Mamaja ime këndonte “Les Misérables” në shtëpi kur unë isha e vogël. Ajo ma tregoi historinë dhe pastaj kur e pashë në skenë dhe isha vetëm 8 vjeçe, ky ishte për mua një moment transformues. Kënga u bë një mjet për të shprehur ndjenjat e mia.
Si ishin eksperiencat tuaja të para?
Kam bërë muzikale kur isha e vogël dhe kërcimi ishte forma ime e preferuar e shfaqjes së artit. Ndoqa kurse vallëzimi, por mendoj se nuk kam qenë kurrë një balerinë e aftë në nivelin teknik dhe këtë e kuptova në kohë.
Si ndodhi?
Mendoj se u lidha më shumë me aftësinë për të sjellë në jetë atë që doja, aktrimin. Interpretimi më ndihmoi si fëmijë ta kanalizoja energjinë time diku tjetër. Kuptova se aktrimi është terapi, veçanërisht kur je ende fëmijë. Kjo ishte mënyra më e mirë për të shfryrë momentet e vështira që po kaloja, sidomos sulmet e panikut. Duke qenë më e pranishme në skenë më bëri të kem më pak frikë duke i kthyer momentet e ankthit në sfida.
A keni pasur situata të tilla paniku gjatë karrierës?
Më ka ndodhur shpesh, aq sa më është dashur të pezulloj edhe xhirimet. Një prej situatave mjaft kritike ka ndodhur në xhirimet e “La La Land”. Edhe pse isha e stërvitur në kërcim, për mua ishte një provë paksa e vështirë sepse ndieja që nervin e këmbës së majtë e kisha të ngrirë. M’u deshën disa orë derisa të stabilizohesha, shpesh kisha aq dhimbje sa më dilnin lot nga sytë. Ana teknike ishte problemi im, siç e thashë nuk kam qenë e mirë teknikisht.
A keni qenë gjithmonë një person i ndjeshëm?
Absolutisht, edhe pse shumica që nuk më njohin mendojnë se buzëqeshja ime më bën një tip ekstrovert, jam krejt e kundërta. Nuk e mohoj që profesioni më ka ndihmuar edhe të kontrolloj emocionet, por ato shpesh janë të paparashikueshme. Për një kohë të gjatë mendoja se të qenit një person i ndjeshëm ishte një mallkim. Por, kam arritur të mësoj të kanalizoj frikën në një lloj tjetër energjie. Kam mësuar se jam unë që mund ta kontrolloj gjithçka dhe të mos e lëndoj veten.
Cila është frika jote më e madhe?
Nuk dua të dukem arrogante - por imagjinoj se me kalimin e kohës, është çmenduri të mendosh: "O Zot, në një moment duhet të largohesh nga kjo jetë". Definitivisht nuk dua të largohem nga jeta. Më pëlqen të jem gjallë. Jam shumë mirënjohëse që jam gjallë. Dua të kap momentin dhe të gjitha mundësitë që më jepen, sepse ato nuk vijnë gjithmonë. Dua të dal dhe të zbuloj gjëra të reja, të eksploroj dhe të kem aventura.
Si ishte thyerja juaj e parë e zemrës?
Duke u zvarritur në dysheme dhe me shumë të vjella. Nuk kam ndjerë kurrë diçka të tillë. Ishte kaq e thellë.
Cila është pyetja që të bëhet më shpesh?
Marr shumë pyetje në lidhje me ngjyrën e flokëve. Tani nuk e kam më kompleks: jam flokëkuqe.
A ka një moment kur kuptove rëndësinë e flokëve?
Po kur m’u kërkua të qethem tullace dhe gjithmonë kur bëja dush ndihesha e lumtur, sepse mendoja që më pas nuk do të kaloja kohë për të tharë flokët.
Sa rëndësi ka stili për ju?
Stili është personal, ndaj ajo që nuk pëlqej është kur duan të më imponojnë diçka që nuk e dua. Unë jam gjithmonë te stili elegant dhe minimalist, shpesh drejt një pamje klasike. Marka që preferoj dhe me të cilën lidhem më shumë është Louis Vuitton.
Kush ka ndikuar në stilin tuaj?
Mendoj se ishte Seth Rogen dhe Evan Goldberg. Kur realizuam “Superbad” ata më dhanë leksionet më të mira për stilin. Nga ai momen
