Hillary Clinton duket se do të arrijë një fitore të fuqishme në Kaliforni, shteti më i populluar, më i pasur dhe kulturalisht më influent në SHBA, që ishte gjithashtu objektivi kryesor (me 475 delegatë) në këtë “Super të Martë” të fundit të primareve demokrate, duke u bërë gruaja e parë në 240 vite demokraci amerikane që kandidon për president.
Në fakt Hillary nuk ka fituar vetëm në Kaliforni, por edhe në tre nga pesë shtetet që votonin të martën (Nju Xhersi, Nju Meksiko dhe Dakota e Jugut) duke i lënë Sandersit vetëm Montanan dhe Dakotën e Veriut.
Një finale që nuk lë shumë dyshime, ndërkohë që presidenti Barack Obama ka telefonuar të dy kandidatët për të bashkuar partinë.
Por për kandidatin e saj, Bernie Sanders, ndonëse nuk ka mundësi më që të kthejë rezultatin, ka shpallur se lufta e tij vazhdon deri në primaret e fundit që mbahen në Washington Dc dhe më pas në konventën përfundimtare të Filadelfias. Pra Hillary mund të shpallet zyrtarisht kandidate e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë vetëm më 28 korrik 2016.
Primaret janë gati të përfunduara tashmë, por shumë punë mbetet për të bërë. Për zgjedhejt presidenciale të nëntorit 2016, kundërshtari i saj republikan njihet prej një muaji. Bëhet fjalë për të pathyeshmin Donald Trump, më shumë i fmashëm për deklaratat e tij se sa për programin politik.
Dueli Clinton-Trump shpallet që tani i paharueshëm. Përballja mes një femre dhe një sipërmarrësi pa eksperiencë politike është e paprecedentë në historinë amerikane.





Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!

