Çmime rekord për Ferrarin gjatë ceremonisë së “Engine of the Year Awards”, që u mbajt këtë mëngjes në “Engine Expo 2016” në Shtutgart. Me 63 gjyqtarë që vinin nga më shumë se 30 vende, çmimi “International Engine of the Year Award” është një nga çmimet më të lakmuar në këtë sektor.
Ferrari-t iu dha çmimi më i rëndësishëm, Motori Ndërkombëtarë i Vitit, falë modelit V8 biturbo që vë në lëvizje veturat 488 GTB dhe 488 Spider, që është pjesë e të njëjtës familje motorike të modelit California T.
Ky motor fitoi edhe në kategorinë e “Performance Engine” dhe “New Engine”, si dhe në kategorinë e cilindrave “3-litre to 4-litre”.
“Bëhet fjalë për një përparim të jashtëzakonshëm për motorët me turbo në aspektet e efiçencës, performacës dhe fleksibilitetit. Sot është me të vërtetë motori më i mirë në prodhim dhe do të kujtohet përgjithmonë si një nga më të mirët e të gjitha kohërave”, deklaroi Graham Johnson, president i “International Engine of the Year Awards”.

Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?



