KreuStil Jetese

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re

Data e përfundimit të mandatit po afron për presidentin Obama dhe shumë shpejt Barack, Michelle, Malia dhe Sasha do të largohen nga e famshmja White House. Në fund të prillit, në mbrëmjen vjetore gala të korespondentëve për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i SHBA-së kishte konfirmuar se ai dhe familja e tij do të qëndrojnë disa vite (deri më janar 2017) në Uashington deri sa vajza më e vogël Sasha të përfundojë gjimnazin.

Për të banuar, çifti Obama ka gjetur një banesë në kryeqytetin e vendit, që vlerësohet rreth pesë milionë euro. Një “barakë” e ndrëtuar në vitin 1928, prej 760 metra katrorë, që numëron tetë banja, nëntë dhoma ku një suitë, dy kuzhina, një biblotekë, një sallë sporti për të qenë në formë, një sallë argëtimi, një depo për verërat, si dhe një garazh të madh ku mund të qëndrojnë deri në 10 automjete (ideal për veturat e blinduara), raportoi CNN-ja.

Ndërsa kopështi, shumë i nukur, por qesharak i krahasuar me atë të Shtëpisë së Bardhë, do të arrijë t’i kënaqë Bo dhe Sunny, dy qentë e familjes.

Për të jetuar në këtë banesë të dekoruar me shije dhe thjeshtësi, Barack dhe Michelle Obama, do të shpenzojnë rreth 22 000 dollarë për muaj, rreth 19 680 euro qera. Për sa i përket fqinjëve, ish-presidneti mund të bëjë muhabet me ambasadorin e Francës, një anëtarë të Kongresit dhe dy diplomatë të tjerë… jo keq!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF