KreuStil Jetese

24 vite pas Basic Instinct, Paul Verhoeven ngjit shkallët në krahë të Isabelle Huppert

Për filmin e tij të parë francez, regjizori i “Basic Instinct”, Paul Verhoeven, ka përshtatur një roman të Philippe Djian, “Oh…”, ku vë në skenë një femër sipërmarrëse të pakapshme, jeta e së cilës tronditet kur ajo dhunohet në shtëpinë e sa nga një i panjohur i mistershëm.

E kudondodhur në ekran në krahë të Laurent Lafitte, një fqinj i frikshëm, Anne Consigny, shoqa e saj më e mirë, Charles Berling, ish-bashkshorti i saj, Judith Magre, mamaja e saj e indinjuar, Isabelle Huppert e mbush filmin “Elle” me gjitë ambiguitetin e saj të paturpshëm.

Në La Croisette, po përshpëritet se do të fitojë çmimin për interpretimin. Të shtunën në mbrëmje, ajo ngjiti shkallët, me flokët të kuqe dhe fustan jeshil, ngjyra e shpresës (thonë), në krahë të atij që është mbiquajtur “Hollivudiani i dhunshëm”.

Sharon në 1992, Isabelle në 2016

Një regjizor evropian që feston Kanën e tij të dytë në vitin 2016. Rreth 25 vite pasi kishte prezantuar Basic Instinct, në vitin 1992. Viti në të cilin La Croissette dhe bota zbuluan fytyrën e Sharon Stone, romanciere erotike në thrillerin e Paul Verhoeven, lule helmuese në tapetin e kuq, në krahë të Michael Douglas.

Nëse filmi morri një pritje mitike, bjondja nga pensilvania, 34 vjeç paraqitet si një zbulim në Kanë që shumë shpejt do të shpërthejë në Hollywood. Nga ana tjetër, Isabelle Huppert ka më shumë eksperiencë në parakalimin në Kanë. Aktorja që ka luajtur në më shumë se 100 filma është kurorëzuar dy herë në këtë Festival të filmit me çmimin e interpretimit më të mirë femër, për filmin “Violette Nozière” të Claude Chabrol në vitin 1978 dhe me “La Pianiste” i austriakut Michael Haneke në vitin 2001.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF