KreuKopertina

“Mos çoni sms në emrin tim”: Olta përgënjeshtron mesazhin e nisur në BBVA Rozanës që bëri lëmsh rrjetin!

“Mos çoni sms në emrin tim”: Olta

E ngacmoi menjehere publikun një mesazh mbështetjeje qe iu drejtua Rozanës ne BBVA nga një person me emrin Olta. “Siç të kam thënë, të uroj fitoren”, thuhej aty, dhe menjehere u hamendesua se mesazhi ishte nisur nga Olta Gixhari.

Por aktorja e përgënjeshtroi lajmin. “Të dashur miq, sapo më informuan që në Big Brother, në “Big Love”, ku çohen mesazhe, kanë çuar një mesazh në emrin tim, ku unë i kam thënë Rozanës ‘Të uroj fitoren, siç të kam thënë, Olta’. Nuk është e vërtetë. Ju lutem mos çoni mesazhe në emrin tim.”
Më tej, Olta sqaroi se nëse mesazhe të tilla do të dërgoheshin vërtet prej saj, ajo do të sigurohej që ta merrnin vesh të gjithë, duke u shprehur:

“Mos çoni sms në emrin tim”: Olta

“Kur unë të çoj mesazhe, do ta merrni vesh nga rrjeti im social. Asnjë gjë tjetër mos e besoni. Unë nuk e di kush e ka dërguar atë mesazh në emrin tim, por sigurisht që nuk jam unë. Si mund të jem unë?! Unë nuk u çmenda.”, u shpreh Olta, motra e te ciles Gerta, garon gjithashtu ne kete format. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF