KreuStil Jetese

Një yll shtatzënë në tapetin e kuq të Kanës

Të mërkurën më 11 maj, në hapje të edicionit të 69-të të Festivalit të Kanës, aktorja Blake Lively bëri përshtypje me baby bymp të saj të dukshëm. Në fakt, e pranishme në La Croisette për të prezantuar “Café Society” të Woody Allen në krahë të Kristen Stewart, është veshur me një kombinim të kuqe të ndritshme që merr format e trupit duke lënë të kuptohet evenimentin e lumtur që po vjen. Me këtë shtazani, ylli 28 vjeç, është duke u bërë nënë për herë të dytë me bashkshortin e saj Ryan Reynolds.

Lajmi tjetër i bukur, është që aktorja dhe modelja ka ditur të tregojë se femrat mund të qëndrojnë shumë mire elegante gjatë shtatzanisë. Në fakt, në Festivalin e Kanës, aktorja është shfaqur me fustane elegante që i shkonin për mrekulli.

Fustane të shndritshme dhe dekolte, apo të rumbullakosur me një vello të gjatë të varur, aktorja amerikane nuk ka hequr dorë nga shfaqjet hollywood-iane. Fustani blu i firmosur Vivienne Westwood  që ajo mbante më 13 maj në La Crousette bëri përshtypje, duke kujtuar atë të Hirushes.

Në fakt, fustani i aktores, i mbuluar me yje ishte një version modern i fustanit të famshëm të përrallës. Jashtë tapetit të kuq, ylli i filmit “The Shallows” ka shtuar edhe më shumë veshjet që bien në sy, duke zgjedhur një kombinim të kuqe apo të verdhë mustrdë të firmosur Valentino, që bënte të binte në sy elementin e një femre të re shtatzënë.

Blake Lively provon se asnjë formë apo ngjyrë nuk ndalohet të vishet gjatë shtatzanisë, por e kundërta.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF