KreuStil Jetese

Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Të quajtuar thjesht “Rihanna”, ky koleksion syzesh dielli është një përzierje e zgjuar mes inspirimit futurist dhe influencës së viteve ’90…

“Procesi u zhvillua pa pengesa. Fillova të shikoj nëpër arkiva atë që ishte bërë në të kaluarën… më pas u ula në studio për orë të tëra dhe fillova të dizenjoj deri sa arrita një model që më kënaqi”, deklaroi interpretja e “Work”.

Madje ajo mund të ndihet shumë e kënaqur! Këto syze me dizenjo të veçantë na kanë joshur me formën dhe arkitekturën e xhamave të dalë si krahë avioni dhe skeleti i trashë metalik që na kujton ikonat e repit të viteve ’90.

Një bashkëpunim më shumë për vajzën nga barbadosi

“Ne jemi të lumtur që bashkëunojmë për herë të dytë me Rihanna-n. Ajo është një artiste, një sipërmarrëse, një filantrope dhe një ikonë e stilit për gjeneratën e sotme”, deklaroi Sidney Toledano, president-drejtor i përgjithshëm i Christian Dior Couture.

Një seri aksesorësh për Manolo Blahnik, një koleksion i plotë (tashmë krejtësisht të shitur) për Puma marsin e kaluar… Rihanna nuk është në provën e saj të parë në fushën e modës. Të shpresojmë për atë (dhe për ne) që kjo histori suksesi të zgjasë në kohë.

Syzet e diellit “Rihanna”, mund t’i gjeni vetëm në butikët Dior duke filluar nga muaji qershor 2016, me një velrë prej 840-1940 dollar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF