KreuStil Jetese

The Weeknd, Adele, Celine Dion : Zbuloni fituesit e Billboard Music Awards!

Të dielën në mbrëmje më 22 maj, të gjitha peshat e rënda të muzikës u paraqitën në ceremoninë e Billboard Music Awards, në Las Vegas. Në përfundimt të këtij takimi të jashtëzakonshëm, shumë artistë u kthyen në shtëpi fitimtarë me një statujë në dorë.

Këtë vit, Rihanna fitoi çmimin e artistes më mirë të klasifikuar në lista, ndërsa Adele morri pesë çmime, ku edhe atë të artistes më të mirë femër dhe Justin Bieber atë të artistit më të mirë mashkull. Këngëtari The Weeknd morri shtatë çmime ku edhe atë të artistit më të mirë në radio,ndërsa Taylor Swift morri atë të turneut më të mirë.

Céline Dion në lotë

Krenari e ceremonisë, Céline Dion zhvilloi paraqitjen e saj të parë që prej vdekjes së bashkshorit, René Angélil. E ardhur për të marrë çmimin e nderit për gjithë karrierën e saj, ylli me origjinë nga Kebeku i bëri homazhe drithëruese dashurisë së saj që është ndarë nga jeta, duke interpretuar “The Show Must Go On”. Me lotë në sy ajo zhvilloi një performancë të jashtëzakonshme dhe deklaroi “René do të vazhdojë të më mbrojë nga lartë”.

Madona kritikohet në rrjetet sociale

Në përfundim të mbrëmjes, Madona gjithashtu bëri homazhe për këngëtarin e famshëm dhe mikun e saj Prince. Por çuditërisht, ndonëse publiku në përgjithësi e pëlqeu interpretimin e saj, pati kritika të shumta në rrjetet sociale…

Në galerinë tonë të fotove do të gjeni gjithë fituesit e Billboard Music Awards 2016

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF