Një “green award” larg 13 000 kilometra gjurmë karboni. Jo, Leonardo DiCaprio nuk gjeti dot asnjë mjet tjetër transporti përveç se avionit të tij privat, për të vajtur dhe ardhur nga Kana në New York dhe të marrë një çmim që nderon angazhimin e tij për mjedisin.
Nga Kana, që ndodhej me rastin e galasë amfAR, aktori i sapo oskarizuar u largua disa orë nga La Croissete, duke vajtur në New York ku zhvillohej “Riverkeeper Fishermen’s Ball”. Eveniment ekologjik gjatë të cilit morri një vlerësim nga duart e Robert De Niro, për përpjekjet e tij sensibilizuese të përditshme mbi ndryshimin klimatik.
Në fakt, më 20 janar, aktori i oskarizuar për “The Revenant” kishte dhuruar 15 milionë dollarë për kauzën mjedisore gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Këtë çmim të ri të gjelbër, Leonardo DiCaprio , nuk hezitoi ta nxjerrë në profilin e tij në Instagram, duke shkruar “është një nder (…) për të punuar në krijimin e një bote më të shëndetëshme për miliona njerëz”.
Nëse ai kërkon të reklamonte këtë iniciativë të bukur, ai e filloi me “këmbën e gabuar”. Të dielën më 22 maj, aktori ishte rikthyer në “Côte d’Azur” për të mbajtur një fjalim kundër sidës gjatë galasë së amfAR. Por tabloidi amerikan “The New York Post”, e kishte cilësuar si një trajtektore pak ekologjike, duke e konsideruar si “hipokrit”. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim, për momentin, nga ana e green Leo.

Këto janë banesat më të çuditshme në botë!



Një yll shtatzënë në tapetin e kuq të Kanës


amfAR 2016, momente nga sfilata e yjeve

Bella Hadid nxeh Festivalin e Kanës

2016 na rezervon rekorde të reja nxhetësie





Realiteti Virtual zbret edhe në Kanë!

Prapaskenat, kur pozonin modelet e viteve ‘90


Bella Hadid debuton në Fashion Week australian

Lottie Moss në hapat e motrës së madhe Kate

29 klishe ekskluzive të Festivalit të Kanës 2016

“Ferrero” mbush 70 vjeç
