KreuStil Jetese

Mbyllet Festivali i 69-të i Kanës

Të dielën me 22 maj, pas 12 ditësh kompeticion zyrtar, ose jo, juria e George Miller ishte gati të jepte verdiktin përfundimtar.

Më poshte vijojnë çmimet e dhëna në Festivalin e 69-të të Kanës:

Caméra d’or (Kamera e artë): Fituar nga Houda Benyamina, me “Divines”, ku tregohet historia e Douina, që banon në një lagje ku përzihen trafiqet dhe fetë, dhe ka etje për pushtet dhe arritje.

Prix d’interprétation masculine (Çmimi interpretimi mashkull): Fituar nga Shahab Hosseini, në filmin “Forushande”, i regjizorit Ashgar Farhadi. Ai luan në rolin e Emad, bashkshorti në një çifti iranian ku shpërngulja e detyruar do të trondisë ekzistencën e tyre.

Prix du jury (Çmimi i juries) : Fituar nga Andrea Arnold, me filmin “American Honey”. Ku tregohet udhëtimi i një adoleshenteje që përfshihet nëpër festat e shthurura të një ekipi tregëtar të një reviste.

Prix du scénario (Çmimi i skenarit) : Fituar nga Ashgar Farhadi, me filmin “Forushande”.

Prix d’interprétation féminine (Çmimi i interpretimit femëror) : Fituar nga Jaclyn Jose, me filmin “Ma’Rosa”, i regjizorit Brillante Mendoza. Ku tregohet fati i një nëne të guzimshme, që është shitës ushqimesh dhe shitëse droge.

Prix de la mise en scène (Çmimi për realizimin) : Fituar nga Cristian Mungiu me filmin “Baccalauréat” dhe Olivier Assayas për filmin “Personal Shopper”. I pari tregon historinë e një nxënëseje model që rrezikon të humbasë diplomën pas një agresioni, i dyti të një blerëseje private që ka vizione.

Grand prix (Çmimi i madh) : Fituar nga Xavier Dolan, me filmin “Juste la fin du monde”. Një dramë e marrë nga një pjesë me të njëjtin titullJean Luc Lagarce. Ku një mesditë, një aktor i ri, pasi është larguar prej 12 vitesh, rikthehet në fshatin e tij të lindjes për t’i njoftuar të afërmit për vdekjen e tij të shpejtë.

Palme d’Or (Palma e Artë) : Fituar nga Ken Loach me filmin “Moi, Daniel Blake”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF