KreuStil Jetese

Fotot më të bukura të Festivalit të Kanës 2016

Pas 12 ditësh garë dhe një pafundësi parakalimesh, Festivali i Kanës, si çdo vit, morri dozën e vetë të glamurit, konfuzionit dhe mrekullimit. Mes momenteve më të forta të edicionit të 69-të gjejmë fillimisht shtatzaninë e Blake Lively.

E sapo ardhur në La Croisette, aktorja e “Café Society” parakalonte me krenari, të mërkurën më 11 maj në photocall të filmit të Woody Allen, me një kombinim të kuqe të ndezur dhe një bark të rumbullakët, të fshehur lehtë nga rripi i saj.

Hera e parë e Julia Roberts. Për të festuar parakalimin e saj të parë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, të enjten më 13 maj, pretty woman e Garry Marshall mbërriti me buzëqeshjen e saj mitike XXL… këmbët zbathur, në krahë të George Clooney.

Sigurisht që një tjetër moment i këtij festivali është edhe zbulimi i Lily-Rose Depp. Mungesa e Sharon Stone në galanë amfAR. Por edhe Elle Fanning, 18 vjeç, heroina e filmit horror kanibal të Nicolas Winding Refn, “The Neon Demon”, që bëri gjithashtu hapat e saj të parë në Festivalin e Kanës. Shfaqja e saj e mahnitëse dhe e parrezistueshme e shkrinë La Croisette.

Por sado të përpiqemi me fjalë nuk do të arrijmë t’i përshkruajmë të plota këto momente të veçanta. Në galerinë e fotove do të gjeni në bardhë e zi, buzëqeshjen e Julia Roberts, rikthimin elegant të Ryan Gosling, glamurin e Jessica Chastain, Çmimin e Madh të Xavier Dolan…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF