Në Twitter, Gillian Anderson përbën gati një unanimitet! Ndërkohë që spekullimet janë duke u rritur mbi pasuesin e Daniel Craig, fansat e James Bond kanë imagjinuar një skenar të pazakontë.Po sikur agjenti sekret të jetë një femër?
Prej disa ditësh, me ndihmën e hashtagut “#NextBond”, përdoruesit e internetit kanë ndarë në Twitter mendimet e tyre ku shumica kanë zgjedhur aktoren Gillian Anderson nën lëkurën e agjentit 007. Më shumë se 500 000 twitts mbështesin tashmë aktoren, që nuk duket se nuk i pëlqen kjo ide.
My name is Bond, Jane Bond
E kënaqur nga kjo fushatë spontane, Gillian Anderson, alias Dana Scully në serialin e famshëm “X-Files”, vendosi të marrë fjalën në Twitter. “Është Bond. Jane Bond”, ka deklaruar me humor aktorja, duke shoqëruar mesazhin e saj me një poster kinemajë të bërë nga një fans i mistershëm ku e tregon nën lëkurën e spiunit më të famshëm.
“Faleminderit për votat! Më vjen keq që nuk e di kush e ka bërë këtë poster, por e adhuroj!”, theksoi Gillian Anderson në tweet të saj, duke mos harruar hashtagun #NexBond.






Fotot më të bukura të Festivalit të Kanës 2016

Mbyllet Festivali i 69-të i Kanës


Këto janë banesat më të çuditshme në botë!



Një yll shtatzënë në tapetin e kuq të Kanës


amfAR 2016, momente nga sfilata e yjeve

Bella Hadid nxeh Festivalin e Kanës

2016 na rezervon rekorde të reja nxhetësie



