Teksa mediat rozë i “pushtoi lajmi” i ndarjes s ëish partnerit të saj, Olsi Bylyku nga e dashura e re, Egli i shfaq në super formë në stilin e “një cowgirl”, teksa njoftoi projektin e saj të fundit.
Këngëtarja ka publikuar një set fotografik ku shihet me një veshje karakteristike të stilit western: çizme të gjata, xhinse të shkurta, kapelë kauboji dhe aksesorë të spikatur që theksojnë një imazh të guximshëm dhe plot vetëbesim.
Përmes një postimi në Instagram, Egli ka zbuluar se kënga më e re është një bashkëpunim me artistin Sergio.



















