Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka shpërndarë një lajm të mrekullueshëm me ndjekësit e tij në Instagram. Reperi shqiptar është bërë baba për herë të tretë dhe ka shprehur falënderimet e tij ndaj Zotit për këtë dhuratë të jashtëzakonshme. Në postimin e tij emocionues, ai ka theksuar se çdo fëmijë është një bekim dhe një dhuratë që nuk ka çmim. Me këtë moment, Gold AG ka shprehur gjithashtu dashurinë dhe mirënjohjen për familjen e tij, duke shpërndarë gëzimin me ata që e ndjekin dhe e duan.
Gold AG ka zbuluar gjithashtu se vajza e tij e sapolindur do të quhet Emblema, një emër i veçantë dhe me simbolikë të fortë patriotike.
“Falenderimi i takon Allahut… që sot prapë na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prindër për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër,” ka shkruar ai.
“Babi emrin po ta lo Emblema, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.”
Po ashtu reperi ka kujtuar edhe babain e tij të ndjerë, duke zbuluar se vajza ka lindur në të njëjtën datë me gjyshin e saj.
Me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që i jep hijeshinë emblemës."



















