KreuCelebrity

Gjyqi i Diddy-t , vendoset përfundimisht fati i reperit!

Gjyqi i Diddy-t , vendoset përfundimisht fati i reperit!

Juria pritet të nisë shqyrtimin e çështjes ditën e hënë, më 30 qershor, në gjykatën federale të Manhattanit, ku ai përballet me pesë akuza të rënda penale që mund të çojnë deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Akuza tronditëse dhe dëshmi të forta

Prokuroria ka paraqitur një sërë akuzash të rënda ndaj producentit dhe biznesmenit 55-vjeçar. Ai akuzohet për:

Formimin e një organizate kriminale,

Dy akuza për trafikim qeniesh njerëzore,
Dy akuza për transportim për shfrytëzim seksual.
Dëshmitë e paraqitura kanë qenë tronditëse. Ish-partnerja e tij, këngëtarja Cassandra “Cassie” Ventura dhe një grua tjetër e njohur si “Jane”, dëshmuan se ishin të detyruara të merrnin pjesë në akte seksuale me eskortë meshkuj, nën vëzhgimin, regjistrimin dhe udhëheqjen e vetë Combs. Aktet, të njohura si “Freak Offs”, dyshohet se janë kryer përmes shantazhit emocional dhe dhunës fizike.
Pamje të sigurisë të vitit 2016 tregojnë Combs duke sulmuar fizikisht Venturën në një hotel, pamje që, sipas prokurores Kristi Slavik, tregojnë frikën e vazhdueshme që ajo kishte prej tij.

Mbrojtja: “Ishte marrëdhënie konsensuale”

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Mark Anifillo pranoi se kishte pasur episode dhune në marrëdhënien mes çiftit, por mohoi çdo element të detyrimit apo shtrëngimit. “Nëse ky do të ishte një rast i zakonshëm dhune në familje, nuk do të ishim të gjithë këtu,” deklaroi ai në fjalën përfundimtare, duke këmbëngulur se aktet ishin pjesë e një marrëdhënieje romantike konsensuale.

Juria që do të vendosë fatin e tij

Përzgjedhja e jurisë është bërë me kujdes të madh për shkak të profilit të lartë të çështjes. 12 anëtarët – tetë burra dhe katër gra, të moshës 30 deri në 74 vjeç – janë përzgjedhur pas një procesi të detajuar “voir dire” nga një grup prej 45 qytetarësh. Atyre iu drejtuan pyetje për preferencat muzikore, qëndrimet ndaj drogës, prostitucionit, policisë dhe nëse njihnin figura të njohura si Kanye West apo Michael B. Jordan.

Zbulime nga kontrolli në vilën e tij

Një kontroll i FBI-së në vilën e Combs në Los Angeles zbuloi objekte që dyshohet se përdoreshin në “festa orgjie”, përfshirë drogë dhe mbi 1,000 shishe vaji për foshnje, të cilat autoritetet i konsiderojnë si prova për sjellje të organizuar për shfrytëzim seksual.

Padi të tjera dhe një e ardhme në mëdyshje

Përveç gjyqit penal, Combs përballet edhe me padi civile për përdhunim dhe sulm seksual nga disa gra. Ai ndodhet në paraburgim në një burg federal në Brooklyn që nga shtatori 2024.