KreuCelebrity

Kushti që Kate Middleton i vendosi princit William pas tradhtisë (së përfolur) të tij pak përpara dasmës!

 

Kushti që Kate Middleton i vendosi princit William pas tradhtisë


Marrëdhënia midis Kate Middleton dhe Princit William nuk ka qenë gjithmonë “rozë”. Të dy ata kaluan nëpër shumë vështirësi para se të martoheshin.
Një nga fazat më të vështira në çift ishte kur Princi William dyshohet se e tradhtoi Kate-n, pak para dasmës. Sipas burimeve në Familjen Mbretërore, thuhet që kjo të ketë ndodhur në vitin 2007. Pallati Kensington nuk e ka konfirmuar kurrë ndarjen mes të dyve, por kritikët e familjes mbretërore pretendojnë se djali i Mbretit Charles kishte një lidhje të fshehtë me një ish-modele ndërkombëtare.
William e mohon, por fansat vazhdojnë të besojnë se gjithçka ishte e vërtetë, vetëm se Princi nuk dëshiron ta pranojë.

Kushti që Kate Middleton i vendosi princit William pas tradhtisë


"William ishte i vetëdijshëm se do ta humbiste Kate nëse nuk mund t'i ofronte asaj një garanci për marrëdhënien. Duke pasur parasysh statusin e tij shoqëror, Princi ishte i bllokuar nga angazhimet e përcaktuara nga babai i tij", pohon Katie Nicholl, autore e cila nga Shtëpia Mbretërore e Britanisë së Madhe njihet si krijuese e biografive të princave të kurorës.
Për të mos humbur Kate, Princi William bëri një pakt:
"William i tha Kate se ajo ishte gruaja me të cilën donte të martohej, por ai nuk ishte gati në atë moment. Megjithatë, ai i garantoi asaj se nuk do ta zhgënjente. Kate e kuptoi dhe pranoi ta priste", pohojnë burime pranë çiftit.
Tre vjet më vonë, William i propozoi Kate pas një ndalese në Kenia.