Të paktën 10 fëmijë dhe një i rritur u plagosën sot nga një vetëtimë, ku gjashtë fëmijë janë në gjendje të rëndë. Ata ndodheshin në një park të kryeqytetit francez, njoftoi zëvendëskryebashkiaku Vincent Baladi. Aksidenti ndodhi në parkun “Monceau”, në veri perëndim të Parisit”.
“Aktualisht ka 11 të plagosur, fatkeqësisht 10 fëmijë dhe një i rritur që po i shoqëronte”, deklaroi Baladi për kanalin televiziv “iTELE”.
“Gjashtë prej fëmijëve janë në urgjencë por kemi shpresë se do t’ia dalin të gjithë. Të plagosurit janë prekur të gjithë nga vetëtima dhe kanë të djegura”, theksoi ai.
Vetëtima ishte shumë e fuqishme dhe parku “Monceau” është një nga më të frekuentuart në fundjavë, kryesisht familjarë.
Një stuhi e fuqishme goditi kryeqytetin francez. Shërbimet meteorologjike kishin shpallur shumë rajone të frances në gjendeje alarmi meteorologjik por Parisi nuk figuronte në listën e rajoneve që rrezikoheshin nga stuhi të fuqishme.

Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?






Fotot më të bukura të Festivalit të Kanës 2016

Mbyllet Festivali i 69-të i Kanës


Këto janë banesat më të çuditshme në botë!



Një yll shtatzënë në tapetin e kuq të Kanës

