Për herë të parë mbërrin në SHBA një super bakter që është rezistent gati ndaj çdolloj antibiotiku, njoftuan shkencëtarët e departametit amerikan të Mbrojtjes, që individualizuan bakterin “escherichia coli” në urinën e një gruaje nga Pensilvania.
“Ky patogjen, është rezistent edhe ndaj antibiotikëve të gjeneratës së fundit si ‘colistin’”, shpjegohet në raportin e publikuar nga kompania amerikane e mikrobiologjisë “Antimicrobial Agents and Chemotherapy”.
Ky raport nuk tregon se cilat janë kushtet e gruas që mban bakterin, por shpjegon se ekspertët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po hetojnë mbi mënyrat që pacientja mund të ketë rënë në kontakt me këtë mikro-organziëm.
Ky patogjen i veçantë quhet ndryshe nga ekspertët edhe si bakteri i maktheve, që në disa raste mund të arrijë të vrasë 50% të personave që preken.
Nëntorin e kaluar shkencëtarët kishin shprehur shqetësime kur disa studiues kinezë dhe anglezë kishin gjetur bektere të tilla në derra dhe në trupin e disa personave në Kinë, që ishin rezistent ndaj “colistin”.
“Në fakt bakteri ‘escherichia coli’ është identifikuar gjithashtu edhe në disa sona të Evropës”, raporton media amerikane.
“Zbulimi i këtij bakteri edhe në SHBA, na tregon se përdorimit të antibiotikëve ndoshta po i vjen fundi, një situatë në të cilën nuk do të kemi më se çfarë t’i japim pacientëve madje edhe atyre që kanë infeksione të thjeshta”, theksoi Thomas Friedman, drejtor i CDC-së.

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?






Fotot më të bukura të Festivalit të Kanës 2016

Mbyllet Festivali i 69-të i Kanës


Këto janë banesat më të çuditshme në botë!



Një yll shtatzënë në tapetin e kuq të Kanës


amfAR 2016, momente nga sfilata e yjeve
