Sfilata pranverë 2017 Louis Vuitton show u zhvillua dje në një vend të mrekullueshëm, në Brazil, më saktë në qytetin e pushtuar nga dielli, Rio de Janeiro, që shumë shpejtë do të presë edhe Lojërat Olimpike 2016. Ky show i famshëm do të mbahet në “Oscar Niemeyer-designed Niterói”, që është po aq mahnitës sa edhe vetë koleksioni i paraqitur në të. I vendosur mes Girit Guanabara dhe Oqeanit Atlantik, kjo godinë dhuroi këndvështrime mahnitëse nga të gjitha anët të këtij koleksioni.
Nicolas Ghesquière përgatiti sezonin pranveror në Rio de Janeiro. Të famshëm dhe analistë të modës, përfshirë Alicia Vikander, Alessandra Ambrosio, Zendaya dhe Jaden Smith, fluturuan për në Brazil që të ndjekin show-n Louis Vuitton pranverë 2017 në muzeun e artit bashkëkohor “Oscar Niemeyer-designed Niterói”
Ky koleksion frymëzohet nga arti drithërues i qytetit dhe kultura e tij, duke përfshirë elemente me ngjyra dhe stampime të çrreguullta si dhe veshje futuristike me detaje sportive.
Aksesorët gjithashtu ishin shumë cool, si çantet “label’s signature trunk” që bien në sy dhe që janë punuar në mënyrë që të duken si manjetofon tipit “boombox”, apo motive ylber, si dhe çanta “race” për të apasionuarat e garave motoristike. Një tjetër element ishin edhe sandalet e gladiatorit me një modifikim atletik.


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?






Fotot më të bukura të Festivalit të Kanës 2016

Mbyllet Festivali i 69-të i Kanës


Këto janë banesat më të çuditshme në botë!

