Do të jetë bukuroshi i Sistemit Diellor, Saturni, dominuesi i madhë i qiellit në qershor, pas vëmendjeve të tërhequra nga Marsi në ditët që kaluan, edhe “zoti i unazave” do të shfaqet në krahë të kundërt me Diellin, duke arritur në 3 qershor distancën minimale me Tokën, rreth 1,3 miliardë kilometra.
“Kush do të ketë mundësinë të vëzhgojë Saturnin me një teleskop mund të admirojë në kushte ideale unazat e mrekullueshme”, shpjegojnë ekspertët e Unionit Italian të Astronomisë (UAI). Planeti do të jetë i dukshëm gjithë natën në jug, po aq i dukshëm sa ishte edhe Marsi.
Sikur të mos mjaftojë, edhe netët do të bëhen gjithnjë dhe më të shkurtra me afrimin e solsticit të verës, që do të ndodhë në orën 00:34 më 21 qershor, dita më e gjatë e vitit do të jetë 15 orë dhe 15 minuta.
Më pas do të vijë momenti për të drejtuar teleskopët edhe një herë drejt qiellit për të vëzhguar kometën Panstarrs, që më 22 qershor do të jetë në distancën minimale me Tokën (96 milionë kilometra) duke kapur maksimumin e shkëlqimit, ndonëse spektakli nuk do të jetë mahnitës.
“Disa muaj më parë pritej diçka madhështore, por tashmë është e sigurt se do të zhgenjejë. Kushtet e vëzhgimit do të jenë të këqija, me trupin qiellor të ulur në horizont dhe me shumë mundësi jo mirë të dukshëm”, thekson UAI.

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?




