Presidenti francez, Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë. Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.
Kjo është një ngjarje e rrallë, që vetë presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup. Por ky eveniment është gjithashtu i veçante sepse është shumë e rrallë që këtë titull ta fitojnë autorë të huaj, që nuk janëë francezë.
Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.



Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton


Një vrimë e zezë në Diell!


Alarm në SHBA: Identifikohet super bakteri!

Obamat gjejnë shtëpinë e tyre të re



Syzet futuriste “Rihanna” për Dior

Po sikur James Bond të bëhet Jane Bond?






Fotot më të bukura të Festivalit të Kanës 2016

Mbyllet Festivali i 69-të i Kanës
